Lëvizte me armë në mes të qytetit, kapet 55 vjeçari në Lezhë

Një person ëeshtë arrestuar në Lezhë pasi cili lëvizte me armë me vete në makinë.

“Shënkolli” u kodua operacioni i policisë së Lezhës, ku si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një person qarkullonte me armë zjarri, u bë kapja e tij.

Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz ” që drejtohej nga shtetasi V. V.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me 16 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i V. V., 55 vjeç, banues në Kurbin.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.


Shtuar 8.02.2020 08:12