Kukësi zyrtarizon trajnerin e ri, firmos deri në vitin 2021

Orges Shehi është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit. Lajmi që zbuloi Supersport ditën e dielë është konfirmuar edhe nga ana e klubit verilindor, me Shehin që ka firmosur deri në vitin 2021 dhe do të kërkojë të udhëheqë Kukësin drejt titullit kampion në këtë sezon.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Kukësit njofton se ka arritur marrëveshjen me trajnerin Orges Shehi, për të marrë drejtimin e skuadrës. Pas bisedimeve që klubi ka pasur me teknikun, është gjetur gjuha e përbashkët dhe Shehi ka firmosur me Kukësin deri në verën e vitit 2021!

Në ambientet e “Air Albania”, Shehi është prezanyuar nga administratori Lavdrim Gjici dhe drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi.

Shehi në karrierën e tij futbollistike ka arritur të fitojë trofe të shumtë me Skënderbeun si edhe numëron paraqitje në grupet e Ligës së Europës. Aventura si trajner nisi një vit më parë, kur për një sezon drejtoi skuadrën e Skënderbeut.

Klubi i uron Shehit mirëseardhje dhe suksese në krye të stolit të Kukësit.


Shtuar 2.03.2020 11:23