Sejdiu dekoroi Nexhmie Pagarushen
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti artisten Nexhmie Pagarusha, të cilën e dekoroi me çmimin “Artiste e Merituar”. Çmimi iu dha Pagarushës për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë që ...... ka dhënë ajo në kultivimin e muzikës dhe këngës së përsosur shqipe, teatrit dhe filmit.

Në rastin e dekorimit, presidenti Sejdiu theksoi se kontributi i Nexhmie Pagarushës në fushën e krijimit, kultivimit, interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar, është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

“E përkushtuar gjithë jetën për të ngritur vlerat e artit muzikor, ka krijuar identitet referues kulturor, duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare. Ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit, që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikore”, theksoi Sejdu.
Shtuar më 04/05/2010, ora 16:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori