Sejdiu: BQK-ja te vazhdoje punen
Albeu.com
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu takoi sot anëtarët e Bordit drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës, të kryesuar nga prof. dr. Gazmend Luboteni, kryetar i këtij bordi, të ...... cilët e informuan presidentin për zhvillimet e fundit në BQK, veçanërisht pas arrestimit të guvernatorit Hashim Rexhepi.

Presidenti Sejdiu iu kërkoi nga Bordi i BQK-së që të vazhdohet funksionimi normal i këtij institucioni, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe bankar të vendit.

Sa i përket arrestimit të guvernatorit Rexhepi, Sejdiu ritheksoi se duhet të respektohen të gjitha procedurat e përcaktuara me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
Shtuar më 23/07/2010, ora 20:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori