Sejdiu: Akuzat jane pa fakte
Albeu.com
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se akuzat se pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime nëpër kampe të caktuara nuk janë të bazuara në fakte.Ky reagim i Presidentit, vjen vetëm një ditë pasi BBC dhe BIRN publikuan disa fakte për përfshirjen e ish`prestarëve të UÇK`së në torturimin, dhunimin dhe marrjen e organeve të të burgosurve nëpër kampe të ndryshme.

"Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe luftë për ekzistencën e qenies sonë", ka reaguar sot Presidenti Fatmir Sejdiu për Radio Evrapa e Lirë.
“Çdo gjë e paargumentuar duhet marrë jashtë reales. Unë e them, më sill faktet atëherë del drejtësia”, tha Sejdiu.
Sipas tij, dikujt mund t'i teket të krijojë dëme për Kosovën, por nuk do t’ia dal këtij qëllimi.

Sejdiu tha se beson fuqishëm që Kosova do ta fitojë edhe procesin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në lidhje me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së saj.
Shtuar më 11/04/2009, ora 00:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori