Seancë përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të gjenocidit grek
Shpëtim Idrizi
Kuvendi zhvilloi sot një seancë përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të gjenocidit grek. Kryetari i PDIU-, Idrizi në fjalën e tij theksoi se afro 2700 vetë u vranë në mënyrë makabre ndersa 50 mijë të tjerë u përzunë dhe u shkulën nga rrënjët gjatë genocidit.

.“Sot kam dalë para jush, jo thjesht për një ritual të përvitshëm, i nisur që në 2004-n. Një ritual që e përsëris që nga koha kur jam bërë pjesë e këtij Parlamenti, qoftë brenda PS-së, qoftë në krye të PDIU. Jo, dua t’ju ftoj të reflektoni për atë se pse populli themelues i pavarësisë së kombit grek u shndërrua në popull armik për t’u përzënë nga toka e vet në mënyrë të përgjakshme ,siç ndodhi në mënyrë përfundimtare 70 vjet më pare. Dua të kuptojmë më mirë të gjithë bashkë, pse kombi shqiptar humbi një bastion të ekzistencës së vet në trojet etnike. Kjo ftesë për reflektim nuk është ftesë për vajtim kolektiv. Është ftesë për të kuptuar më shumë rreth kësaj tragjedie dhe drejtësisë që ajo meriton. Vetëm pasi të keni kuptuar më shumë, atëherë do të jemi të zotë të gjejmë zgjidhje për të vënë në vend këtë padrejtësi historike” u shpreh Idrizi. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori