Topalli dhe Imami në Kuvendin e Berishës, shfaqen të buzëqeshur te “Kongreset”, i pranishëm dhe mjeku Alimehmeti (FOTO LAJM)

Vijojnë emra të rëndësishëm të politikë të mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve ku pritet të nisë Kuvendi i Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sali Berisha.

Në Kuvend ka mbërritur Jozefina Topalli, e cila shfaqet e buzëqeshur. Kohët e fundit, Topalli nuk ishte e pranishme në Kuvendin e 11 dhjetorit, megjithatë ajo gjatë gjithë kësaj kohe ka mbështetur Berishën dhe ka sulmuar kryetarin e dorëhequr, Lulzim Basha.

Një tjetër emër i rëndësishëm është Arben Imami, i cili po ashtu ka mbërritur te Pallati i Kongreseve. Imami është propozuar për anëtar në Këshillin Kombëtar dhe si duket ai i është përgjigjur ftesës së Berishës për t’iu bashkuar PD-së.

Në Kuvend ka mbërritur dhe mjeku Ilir Alimehmeti.

Gjithashtu dhe emra të tjerë janë parë t’i bashkohen Kuvendit, duke filluar nga ish-drejtuesi i Kabinetit të Bashës, Dorian Teliti, te ish-deputeti i opozitës Myslim Murrizi, ish-kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi./albeu.com