Seanca e Kuvendit, shfaqje vulgare e orkestruar nga Berisha
Pëlqej
“Parlamenti ishte një shfaqje e orkestruar nga Berisha. Një shfaqje jashtëzakonisht shqetësuese për gjendjen mendore të kryeministrit por edhe për kalbëzimin moral të pushtetit të vjedhur që nuk i ka mbetur vetëm që të ribëjë buxhete të mbështetura mbi manipulime shifrash”.

Kështu u shpreh sot kreu i Partisë Socialiste Edi Rama duke komentuar atë çka ndodhi në seancën e mbrëmshme të Kuvendit. Rama duke e cilësuar seancën e Kuvendit si një shfaqje e pashembullt vulgariteti theksoi se ajo ishte orkestruar nga vetë kryeministri Berisha.

“Është kohë që oferta jonë të pranohet, që bashkë me transparencën të nisë edhe puna për një kuadër ligjor që do të mundësojë zgjedhje të një standarti europian”, theksoi Rama.
Shtuar më 26/11/2010, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori