Seanca e fundit, Rama këshillohet me juristët e PS
Edi Rama
Tre orë përpara seancës parlamentare që do të zhvillohet në Kuvend, e fundit për këtë vit, kreu i opozitës ka kryer një takim me deputetët e komisionitligjeve. Mësohet se biseda është zhvilluar në selinë rozë dhe Rama është konsultuar me sekretarin për çështjet ligjore dhe deputetët e komisionit parlamentar të ligjevelidhje me ecurinë e negociatave me Partinë Demokratike.

Socialistët kanë diskutuar edhe në lidhje me zhvillimet e pritshme në seancën që nis në orën 17:00 të ditës së sotme. Paraprakisht opozita është deklaruar kundër çdo zgjidhjeje që do të cënonte transparencën e zgjedhjeve dhe ka garantuar se nuk do të ketë asnjë hap prapa nga kërkesat e saj publike.
Shtuar më 27/12/2010, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori