Seanca, Aldo Bare fyen kryeministrin Sali Berisha
Pëlqej
Procesi gjyqësor në ngarkim të kapos së Bandës së Lushnjës Aldo Bare, u ndërpre sot pasi i akuzuari përdori kërcënime dhe fjalë fyese në adresë të dëshmitarëve. Burime nga seanca gjyqësore thanë se Aldo Bare ka përmendur edhe kryeministrin Sali Berisha në sallën e gjyqit, duke ëlshuar ndaj tij një lumë fjalësh fyese e ofenduese.

Kryesuesja e seancës, Fatmira Hajdari urdhëroi menjëherë ndërprerjen e seancës dhe nxjerrjen jashtë sallës të Aldo Bares. Në gjaknxehtësi e sipër ai mësohet se ka kërcënuar edhe një ndër policët e burgjeve që e shoqëroi nga kafazi i hekurt i sallës së gjyqit për në ambientet e paraburgimit.

Shkak i revoltimit te personit qe akuzohet si drejtues i bandes kriminale te Lushnjes, ka qene permendja e emrit te tij ne disa deklarata te kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit e ka permendur Aldo Baren disa here ne media dhe ne Parlament, duke e konsideruar arrestimin e tij si një ndër arritjet e Shqiperise ne kuader te liberalizimit te vizave.

Aldo Bare po gjykohet tek Krimet e Renda per disa akuza te renda si vrasje, organizim i bandes kriminale, grabitje dhe dhunim varesh. Ai u ekstradua vitin e kaluar nga Turqia.
Shtuar më 17/11/2010, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori