Së shpejti, Tirana do të ketë monumentin kushtuar viktimave të komunizmit
Pëlqej
shpejti, Tirana do të ketë monumentin kushtuar viktimave të komunizmit. Për këtëqëllim, Bashkia e Tiranës ka shpallur konkursin për realizimin e monumentit kushtuar viktimave të komunizmit.

"Në fazën e parë të këtij konkursi do të përzgjidhet punimi i bocetit më të mirë, duke vlerësuar punën artistike si dhe impaktin visual në raport me evidentimin e këtij fenomeni që damkosi për disa dekada me radhë realitetin dhe historinë e shoqërisë shqiptare.Artistët pjesëmarrës duhet të paraqesin bocetin, së bashku me CV e tyre profesionale. Afati i dorëzimit të bocetit është 3 muaj nga data e sotme. Boceti duhet të jetë jo më i vogël se 25 cm dhe jo më i madh se 50 cm (material variabël).Të gjithë artistët pjesëmarrës në konkurrim duhet të paraqesin bocetin për “Monumenti për viktimat e komunizmit”, pranë drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës." thuhet ne njoftimin e Bashkise se Tiranes. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori