Së shpejti pritet vazhdimi i hetimeve rreth çështjes së eshtrave të ushtarëve grekë
Albeu.com
Burime nga Prokuroria e rrethit të Përmetit ikanë deklaruar se së shpejti pritet që të marret në pyetje prifti i fshatit Kutal, Vasil Thomallari, në kishën e të cilit gjenden kutitë me eshtrat e zhvarrosura.Në një intervistë të dhënë për BBC, burime nga kjo prokurori pojojnë gjithashtu thotë se do të hetohen edhe kutitë me eshtrat, për të cilat ka dyshime se janë të ushtarëve grekë, siç pretendohet. Por kjo gjë është kundërshtuar nga banorët e fshatit. Nga ana tjetër Kisha Ortodokse ka mbrojtur priftin duke thënë se ai ka kryer rite fetare që ndërmerren në raste zhvarrimi, ndërkohë që nuk ka deklaruar nëse do të lejojë autoritet të hetojnë kutitë me eshtrat që gjenden në kishën e fshatit Kutal.Çështja e eshtrave të ushtarëve grekë, u bë e ditur pasi banorët e fshatit Kutal të rrethit të Përmetit denoncuan priftin e fshatit se po zhvarroste varre të vjetra të të parëve të tyre.Ndërkohë rreth një muaj më parë, ministri i mbrojtjes të shtetit grek refuzoi një vizitë në Shqipëri, në shenjë proteste ndaj mosngritjes së një mauzoleumi në afërsi të Përmetit. R.Çipuri, G. Start
Shtuar më 01/06/2006, ora 09:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori