S'e kishte menduar kurrë! Fati i Saimir Tahirit është në dorën e LSI-së
Pëlqej
Ka rinisur ditën e sotme mbledhja e Këshillit të Mandatëve në Kuvendin e Shqipërisë ku do të vendoset përfundimisht mbi fatin e ish-ministrit Saimir Tahiri mbi të cilin rëndojnë akuza të rënda.

Ditën e sotme prokurorët kanë paraqitur prova të reja kundër deputetit të PS-së, prova të cilat sipas tyre janë të rëndësishme dhe nuk u bënë publike për publikun e interesur.

Ndërkohë që në Këshillin e Mandatëve fjalën e ka marrë avokati i ish-ministrit Tahiri i cili po bën mbrojtjen përkundrejt akuzave të rënda të Prokurorisë, fati i Tahirit do të vendoset vetëm me votim.

Por çfarë pritet të ndodhë në Këshillin e Mandatëve në Kuvend?

Ky këshill përmbëhet nga 4 anëtarët e Partisë Demokratike dhe 5 anëtarë të Partisë Socialiste, të cilët po “luftojnë” fort mbi fatin e ish-ministrit të Brendshëm.

Demokratët kanë kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit por kjo gjë mund të arrihet vetëm nëse ato i bashkojnë votat me LSI.

Që do të thotë, fati i ish-ministrit Saimir Tahiri është në dorën LSI-së, Nasip Naços. Rikujtojmë që LSI e ka sulmuar Tahirin edhe gjatë kohës që ai ishte ministër i Brendshëm dhe PS-LSI ishin aleatë në qeverisje.

Por asgjë s'është përfundimtare deri në votim, kshu që duhet të presim nëse LSI do të votojë pro apo kundër burgosjes së ish-ministrit të Ramës. /albeu.com/


Shtuar më 21/10/2017, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori