Grabitën 200 milion lekë, vëllai dhe i dashuri i spikeres shqiptare: Se dinim që kishte aq para
Grabitja në një qendër tregtare në Tiranë, zbuloi se njëri nga autorët e vjedhjes së shumës prej 200 mln lekësh dhe 50 mijë frangash ishte vëllai i Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” ndërsa autori tjetër, i dashuri i saj.

Lidhja mes tyre u zbulua pasi u larguan me Benzin në pronësi të spikeres pas grabitjes.

Donald Hoxhaj 27 vjeç dhe Gentian Kame 44 vjeç arritën t’i grabisnin një shumë prej 200 milionë lekësh dhe 50 mijë frangash biznesmenit Flamur Behi.

Ata përdorën një bllokues valësh për pultin e Range Roverit të biznesmenit në momentin që ai hapi automjetin për të nxjerrë çantat.

Autorët e dyshuar e kanë pranuar fajësinë në Prokurori dhe kanë rrëfyer se e njihnin biznesmenin, por se janë habitur kur kanë parë shumën e parave në çanta pasi nuk e kishin menduar se ai do qarkullonte me një shumë aq të madhe me vete.

Shtuar më 26/05/2020, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori