S'do mungojë shiu, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot pasdite dhe nesër, e enjte, 12 korrik, priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta ne 2 qarqet e veriut.

Reshjet pritet të jenë të përqendruara kryesisht në zonat malore të qarqeve.

Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve).

Kjo mundësi do të jetë më e vogël sesa gjatë ditëve të kaluara.

Nesër (e enjte, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 29 °C
në vendet e ulëta: 17 / 32 °C
në vendet malore: 14 / 28 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.11) dhe nesër (e enjte, dt.12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. /albeu.com/

S'do mungojë shiu, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Shtuar më 11/07/2018, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori