Në një fjalim të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin
Schulz, deklaroi se vendet e
Ballkanit duhet të bashkëpunojnë në rrugën e tyre drejt BE-së dhe jo të ndahen.
“Europa ka nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë, sidomos në fushën e energjisë, në mënyrë që të shmanget varësia nga vende të caktuara”, u shpreh
Schulz.
Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE,
Schulz tha: “Duhet të vijojmë punën së bashku pasi PE-ja angazhohet për perspektivën europiane të
Ballkanit.
Në mars u zhvillua dialogu i pestë i nivelit të lartë me Shqipërinë dhe i bëj thirrje klasës politike shqiptare të vazhdojë me reformën në sistemin e drejtësisë”. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2015,
ora 11:34