Schulte: Shqipëria hapa përpara drejt integrimit
Pëlqej
Shqipëria po bën hapa përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian. Kështu është shprehur deputeti gjerman Bernhard Schulte Druggete në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli. Sipas tij Shqipëria po ecën përpara për të arritur synimin kryesor atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke iu referuar edhe projektit për bursat parlamentare deputeti gjerman theksoi se studentët shqiptarët dot ë mund të bejnë praktikën në parlamentin gjerman dhe të njohin nga afër edhe kulturën e këtij vendi.

Nga ana e saj kryeparlamentarja Topalli vlerësoir rolin e Gjermanisë në proceset integruese të vendit dhe dhe për mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave.


“Roli i Gjermanisë ka qënë themelore dhe unë kisha kënaqësinë e madhe që ta falenderoja deputetin Schulte për mbështjen që i ka dhënë Shqipërisë për heqjen e vizave” theksoi Topalli.
Shtuar më 19/11/2010, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori