Schlein: Në Itali jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë
Ka nisur menjëherë nga aktivitetet e saj, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian, e hapur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës duke organizuar dhe një seminar informues në lidhje me ecurinë e procesit të liberalizimitvizave.

Miriam Angoni, drejtuese e Qëndrës së Informimit të Bashkimit Evropian për degët Shkodër dhe Vlorë, Susanna Schlein, Shefe e Seksionit Konsullor, Ambasada e Italisë në Tiranë, dhe Isabella Torta, specialiste e integrimit evropian, në delegacionin e BE-së në Shqipëri, trajtuan për të pranishmit, kryesisht te rinj, tema të tilla si domethënia e liberalizimitvizave për shqiptarët, të drejtat dhe detyrimet, perspektiva italiane, vlerësimi i parë për shqiptarët për regjimin pa-viza, procedurat për të studiuar në Itali, etj.

Shefja e Seksionit Konsullor pranë Ambasadës italiane në Tiranë, Susanna Schlein, duke referuar rreth temës "Perspektiva italiane- vlerësimi i parë për shqiptaret për regjimin pa-viza. Procedurat për të studiuar në Itali", tha se "në Itali jetojnë rreth 500.000 shqiptarë dhe ne si zyrë konsullore kemi lëshuar rreth 50.000 viza në vit".

Mbështetur në të dhënat e një sondazhi të kryer gjatë 45 ditëve të para të këtij viti, që përkon me periudhën e parë të liberalizimitvizave, Schlein tha se "janë konstatuar 30 mijë hyrje në Itali të shtetasve shqiptarë, nga të cilët 953 prej tyre e kanë patur të ndaluar hyrjen. Kjo pasi mbi 90 për qind e tyre qënë të përjashtuar nga qëndrimi në Itali për arsye të ndryshme dhe vetem 119 persona kanë pasur mangësi financiare ose nuk kanë ditur se ku do shkojnë, pra kanë patur mungesë informacioni se tek kush do të qëndrojnë në Itali".

Nisur nga këta tregues, zonja Schlein u shpreh se "se kemi një proces të kënaqshëm sa i përket liberalizimitvizave, që do thotë se shteti shqiptar ka punuar mjaft për informimin e qytetarëve për këtë proces". /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2011, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori