Schilling: Pavaresia e Kosoves nuk mund te anulohet
Albeu.com
"Kosova është një shtet i pavarur dhe kjo nuk mund të anulohet më. Sa më parë që Serbia ta pranojë këtë fakt, aq më shpejt do të përmirësohet edhe e ardhmja e Serbisë", ka vlerësuar Christian Schwarz Schilling, politikan gjerman dhe ish- përfaqësues i lartë në Bosnjë e Hercegovinë.
"Serbia dhe Kosova patjetër duhet të bashkëpunojnë dhe nuk duhet të shmangin dhe nënvlerësojnë njëra tjetrën", ka thënë Schilling, i cili ka shtuar: "Evropa patjetër duhet të zgjidhë çështjen shtetërore-juridike të Kosovës. Mbi njëzet vende të BE-së e kanë njohur Kosovën. Kjo është shumica dërmuese, dhe për shkak të katër pesë vendeve të cilat përfaqësojnë mendimin e kundërt, Evropa nuk do të duhej që rreth kësaj çështjeje të paraqitet aq e qetë dhe e druajtur", ka thënë Schilling për DW, raporton QIK.
Shtuar më 16/02/2010, ora 18:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori