Scheffer: NATO në Kosovë edhe pas 15 qershorit
Albeu.com
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se forcat paqëruajtëse të KFOR-it do të mbeten në Kosovë edhe pas 15 qershorit kur të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës."Sa i përket Kosovës, tash është shumë e rëndësishme që të nënvizoj se KFOR-i ishte atje dhe do të mbetet atje në bazë të mandatit të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo nuk do të ndryshojë", tha Scheffer pas takimit me ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Ivaylo Kalfin.

Scheffer gjithashtu tha se është shumë me rëndësi bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet NATO-s dhe BE-së, për shkak të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ai gjithashtu e ripërsëriti mbështetjen e e NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën veriatlantike. (rel)
Shtuar më 24/05/2008, ora 01:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori