Sazan Guri shpall kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës
Sazan Guri do të kandidojë si i pavarur nën siglën e Aleanca Ekologjike Evropiane për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Lajmi për kandidimin e Gurit është dhënë personalisht nga ai përmes një statusi në Facebook.

“Aleanca Ekologjike Europiane, sapo vendosi qe kjo Force Politike do te dale me vete, dhe Kryetari i saj SAZAN GURI, do te kandidoje per Kryetar te Bashkise Tirane. Ndaj, neser ne oren 12:00 mbahet Konference shtypi, te mesi i Diges se Liqenit, ku do bejme shpalljen per kandidature me vete”, shkruan Sazan GuriFacebook.

Deri më tani, për Tiranën janë dy kandidatë të pavarur, Sazan Guri dhe Gjergj Bojaxhi./albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 23:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori