Sasi rekord, shqiptarët mbushin sërish me drogë Italinë
Pëlqej
Policia italiane ka sekuestruar 2.4 tonë kanabis në Ravena të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se kjo është sasia më e madhe e sekuestruar nojherë në këtë zonë, ndërkohë raportohet në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptarë.

Policia ka vënë në pranga 4 persona, ndër të cilët është një shtetas Italian, 26 vjeç dhe 3 shtetas shqiptarë 21, 27 dhe 53 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se mes policisë dhe trafikantëve ka pasur përplasje.

Pas një ndjekje të shkurtër, furgoni që drejtohej nga 26-vjeçari italian u ndalua, ndërsa brenda tij kishte 2,4 ton marijuanë, 62 kg hashash, 4 kg vaj hashashi. /albeu.com/



Shtuar më 14/11/2017, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori