Sasi rekord! Kamioni i mobilerisë mbushur me drogë, kapet mat durrsaku
Një sasi tepër e madhe lënde narkotike është kapur në Doganën e Bllatës.

Kamioni me logon e një mobilerie, kishte brenda 200 kg kanabis sativa ndërsa mjeti drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës.

Dyshohet se lënda narkotike ishte nisur nga Dibra me destinacion Maqedoninë e Veriut ndërsa mjeti ishte përshtatur për fshehjen e saj.

Në kabinën e kamionit, konkretisht në dyshemenë e tij ishte veçuar një pjesë e saj e përshtatur për futjen e ngarkesës.
Shtuar më 06/08/2020, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori