Zyrtari i lartë amerikan: Rusia ka shtuar 17 grupe batalioni në Ukrainë gjatë javës së fundit

Forcat ruse kanë shtuar 17 grupe taktike batalioni (BTG) në Ukrainë gjatë javës së kaluar, me katër BTG të tjera vetëm në 24 orët e fundit, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Në total, SHBA vlerëson se tani ka 82 BTG brenda Ukrainës.

Nga katër BTG-të e shtuara në 24 orët e fundit, tre prej tyre “kanë shkuar në lindje” në zonën e Donbasit, shtoi zyrtari.

Këta BTG nuk janë domosdoshmërisht vetëm ushtarë këmbësorie. Ata janë “të rregulluar funksionalisht”, tha zyrtari./albeu.com


Shtuar 20.04.2022 20:44