Sasi e madhe droge në Pukë, arrestohet një shtetas
Policia ka vënë në pranga një person pasi i është gjetur një sasi e madhe lënde narkotike.

Burime nga policia thanë se gjatë operacionit policor të koduar "Bibaj", të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë u arrestua Nikollë Kola, 46 vjeç, banues në fshatin Dom Njësia Administrative Gjegjan, Pukë.

Një ditë më parë nga oficerët e Policisë së Pukë, në një banesë të pa banuar, e marrë në ruajtje nga Nikollë Kola, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 192.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu në ambientet e jashtme të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë me 46 kallepë lëndë plasëse me peshë 48 kg.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Dosja i ka kalaur Prokurorisë së Pukës për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve" e "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit" /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori