Sarkozy: Putin nuk është "i mbyllur" për kompromisin mbi Kosovën
Albeu.com
Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, dhe ai i Rusisë Vlladimir Putin, i vazhduan sot bisedimet e filluara dje rreth programit bërthamor të Iranit, Kosovës, energjisë dhe të drejtave të njeriut. Pas takimit, Sarkozy tha se është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje për statusin e Kosovës, e cila nuk do ta poshtëronte asnjërën palë."Ne e kuptojmë se kjo është çështje e Evropës, dhe do të përpiqemi që ta zgjidhim këtë problem në mënyrë që askush të mos përfundojë i poshtëruar", tha Putin. Mbrëmë Sarkozy tha se ai dhe Putin kishin ardhur deri te disa qëndrime të përbashkëta rreth Iranit dhe Kosovës. Sarkozy tha se Putin nuk ishte i "mbyllur" për kompromisin, që do të mundësonte zgjidhjen e statusit të Kosovës, duke adresuar ndjeshmërinë e serbëve ndaj kësaj çështjeje. Ai u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mbeten të bashkuara, meqë Kosova "është kryesisht çështje e Evropës", por shtoi se "është e rëndësishme që të mbeten të hapura diskutimet me miqtë tanë rusë". Presidenti rus tha se ai dhe Sarkozy, sot kanë shkëmbyer mendime edhe për programin bërthamor të Iranit dhe Lindjen e Mesme. rtk
Shtuar më 11/10/2007, ora 15:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori