Sarkozy do te vizitoje Kosoven
Albeu.com
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i ka premtua kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi mbështjen e Francës për “pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës” dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi po realizon vizitën parë zyrtare në Francë i ftuar nga presidenti i Francës, Nikola Sarkozy. Kjo vizitë e kryeministrit Hashim Thaçi është e një rëndësie të veçantë për faktin se Franca është ndër vendet e para që ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës, ndërkaq presidenti francez Nikolla Sakozy është një ndër personalitetet kryesore të skenës politike evropiane dhe botërore.
Siç njofton Zyra për shtyp e Presidencës franceze kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Parisështë pritur nga vetë presidenti i Francës, Nikola Sarkozy. Në takimom e mbajtur në Pallatin presidencial l'Elysée është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes Francës dhe Republikës së Re të Kosovës, si dhe bashkëpunimin e ardhshëm që do të mundësojë thellimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve. “Do të riafirmohet përkrahja e plotë e Francës për këtë shtet të ri”, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga Zyra e Presidentit të Francës.
Franca është kontribuuesi i dytë i misionit evropian EULEX dhe kontribuuesi i katërt në kuadër të KFOR-it.
“Franca është e angazhuar plotësisht përkrah Kosovës, për ta shoqëruar në rrugën e konsolidimit demokratik dhe të prosperitetit. Në takim është diskutuar edhe rreth përfshirjes së Kosovës në skenën ndërkombëtare”, thuhet tutje në kumtesën e Kabinetit të Presidentit Sarkozy.
Edhe Zyra për shtyp e kryeministrit të Kosovës njofton se në takimin në mes të presidentit francez Nikolla Sakrozy dhe kryeministrit Hashim Thaçi është biseduar lidhur me thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Francës dhe Republikës së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë konfirmimin nga presidenti Sarkozy, se shteti francez do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për shtetin e ri të Kosovës. Franca është e angazhuar plotësisht përkrah Kosovës, për ta mbështetur në rrugën e konsolidimit demokratik dhe të prosperitetit, është thënë në takim. Kryeministri Thaçi dhe presidenti Sarkozy kanë diskutuar edhe rreth përfshirjes së Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Gjatë vizitës, Kryeministri Hashim Thaçi do të zhvillojë një drekë pune edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner. Në vizitën e tij zyrtare në Francë, Thaçi shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, si dhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë. Kryeministri Hashim Thaçi do të mbajë një fjalim në Qendrën për Studime dhe Hulumtime Ndërkombëtare (CERI), si dhe një konferencë shtypi në Qendrën për Media të Huaja.
Siç dihet vetë presidenti francez Nikolla Sakozy ka qenë ndër liderët e parë evropianë dhe botërorë që ka paralajmëruar shpalljen dhe njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Presidneti Sarkozy, disa ditë para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, gjatë një vizite që i bëri një shkolle fillore të Parisit, u pat thënë nxënësve të shkollës së së shpejti në hartën gjeografike të Evropës do të figurojë edhe një shtet i ri, shteti i Kosovës.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi duke folur për media nga Parisi tha se gjatë takimit me zotin Thaçi, presidenti Sarkozy ka thënë se Franca do të jetë e angazhuar plotësisht përkrah Kosovës dhe do ta ndihmojë shtetin e ri në të gjitha aspektet.
Ai ka bërë të ditur se me ftesë të qeverisë së Kosovës, presidenti francez, Nicolas Sarkozy do ta vizitojë Prishtinën këtë vit. (botasot)
Shtuar më 09/06/2009, ora 18:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori