Sarandë, shpërthen makina e ish shefit të krimeve
Pëlqej
Një sasi eksplozivi ka hedhur në erë sot herët në mëngjes automjetin e ish-shefit të krimeve të Sarandës, Ilir Zhupa. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit së sotem në lagjen nr 4 të Sarandës kur automjeti tip Benz me targa SR 1044 B ka shpërthyer duke shkaktuar panik në zonë.

Policia e cila mbërriti në vendgjarje konstatoi se automjeti i shkatërruar i përkiste shtetasit Ilir Zhupa, ish-shef krimesh në qytetin jugor. Shpërthimi i automjetit, sipas policisë ka qënë me një sasi tritoli e vendosur poshtë makinës, sasia e të cilit mbetet për tu verifikuar.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. (albeu.com)
Shtuar më 02/11/2010, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori