Sarandë, shoferi i dehur përfshin në aksident edhe 3 makina të tjera
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, shkaktuar nga një 29-vjeçar i dehur, por që përfshiu 4 automjete në një përplasje zinxhir me njera tjetrën, fatmirësisht pa të lënduar.


Automjeti BMV me targë AA 715 GD nën drejtim e 29-vjeçarit Gentian Nika humbi kontrollin, duke shkaktuar përplasjen e tre mjeteve të tjera të parkuara në anë të rrugës.

Sipas Policisë së Sarandës, nga aksidenti ka dëme të konsiderueshme materiale.

Nga hetimi i specialistëve të qarkullimit, u konstatua se drejtuesi i BMV-së, Nika, e drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori