SARANDE/ Lihet në burg 27-vjeçari që vrau rojen e karburantit
Gjykata e Sarandës caktoi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Arqile Koçin, i cili vrau me çifte rojen e një pike karburanti në Sarandë.

Ngjarja e rëndë u shënua dy ditë më parë, kur 27-vjeçari grabiti 600 mijë lekë të vjetra dhe qëlloi për vdekje rojen Artan Hoxha.

Autori i krimit, Arqile Koçi, akuzohet për vjedhje me pasojë vdekjen, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, ai pati deklaruar se u frikësua dhe qëlloi rojen e karburantit. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2016, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori