Sarandë, grabitet banesa e akademikut kosovar Adem Demaçi
Pëlqej
Banesa e akademikut kosovar Adem Demaçi në qytetin e Sarandës, është grabitur ditën e sotme nga persona ende të pa identifikuar. Ngjarja u denoncua në polici nga administratori i pallatit ku ndodhet apartamenti në pronësi të Adem Demaçit.

Administratori i pallatit ka thënë se nuk ka hyrë në brendësi të banesës për të parë nëse është vjedhur diçka por sapo ka konstatuar se dera e apartamentit ishte hapur, menjëherë është drejtuar në polici.

Burime nga komisariati i Sarandës, thanë se janë në përpjekje për të kontaktuar me pronarin e banesës, për ti marrë një denoncim në lidhje me ngjarjen.

Prej mese dy vitesh Adem Demaçi ka blerë një banesë në Sarandë ku kalon kryesisht pushimet verore.
Shtuar më 17/11/2010, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori