Njihuni me presidenten e parë grua në Greqi

Parlamenti grek shpalli sot një grua si presidente të vendit.

Kjo është një ditë historike për vendin, pasi Katerina Sakellaropoulou është presidentja e parë femër në Greqi, e cila u zgjodh me 261 vota.

Përveçse presidente, ajo është e para që pranohet edhe nga tre parti parlamentare.

Rasti i Sakellaropoulou është i veçantë, pasi presidentja e re nuk është pjesëtare në asnjë parti politike të vendit.

Presidentja 63-vjeçarje është gjyqtare në Gjykatën e Lartë dhe avokate e të drejtave të njeriut.


Shtuar 22.01.2020 14:05