Sarandë, bie nga ballkoni, plagoset 11-vjeçari
Një 11-vjeçar është plagosur rëndë pasi është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni I banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Sarandës ku 11-vjeçari me inicialet A.B. është rrëzuar nga ballkoni I pallatit ku jetonte.


Menjëherë fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës por më pas është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak për një ndihmë më të specializuar.


Mësohet se gjendja e 11-vjeçarit është kritike pasi ai ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2012, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori