E dhimbshme! COVID-19 i merr jetën djalit shqiptar vetëm 13-vjeç

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur sot se në mesin e viktimave që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus në kryeqytet është edhe një 13-vjeçar.

Bëhet fjalë për Amar Gjotën të lindur në vitin 2007-të, për të cilin është njoftuar se ka ndërruar jetë me datë 22 qeshor.

Lajmin për vdekjen e Gjotës e kishin bërë të ditur edhe nga shkolla e të ndjerit.

“Me dhimbjen më të thellë shpirtërore ju njoftojmë se ndërroi jetë nxënësi i shkollës sonë Amar Gjota, klasa VII/4. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Amarit dhe gjithë shkollës për këtë humbje të madhe”, kishin shkruar në Facebook në faqen zyrtare të Shkollës “Dardania” në Prishtinë.


Shtuar 30.07.2020 15:11