Saranda shënon rastin e parë që nga shpërthimi i koronavirusit
Saranda ka shënuar sot rastin e parë të koronavirusit, që nga shpërthimi i pandemisë.

Mësohet se është një shtatase nga Ukraina, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë fundjavën e kaluar.

Mësohet se shtetasja që ka rezultuar pozitive kishte 7 muaj që jetonte në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera. Bluzat e bardha, si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.

Jugu i vendit ka qenë i praprekur derimë tani, po duket se me hapjen e sezonit turistik, raste do të importohen edhe atje.
Shtuar më 29/05/2020, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori