Saranda përfshihet nga stuhia e fuqishme (FOTO LAJM)

Vjeshta ka rikthyer motin e keq, sidomos në disa zona të Shqipërisë.

Në Sarandë, si pasojë e një moti të tillë, është rrëzur vinci i portit të mallrave dhe janë dëmtuar dy peshkarexha.

Dëme të konsiderueshme ka patur edhe në qytet, ku raportohet për përmbytje në disa banesa dhe biznese.

Ndërkohë, stuhi dhe rreshje të fuqishme ka patur edhe në Kukës dhe në Gjirokastër. /Albeu.com/
Shtuar më 10/09/2015, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori