Një 61
vjeçar në qytetin e
Sarandës dyshohet se ka vdekur nga i
ftohti.
I moshuari është gjetur pa jetë pranë banesës, raporton Portali "Albeu".
Nga të dhënat paraprake të policisë së
Sarandës mësohet se 61 vjeçari Zh.
Telo nuk kishte shenja dhune në trup dhe se dyshohet se ka vdekur nga i
ftohti. Zh.
Telo punonte në kapitenerinë e Portit të
Sarandës.
"Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në
lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesës së tij private është gjetur i pajetë shtetasi Zh.T., rreth 61 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i
ftohti".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e
rrethanave të vdekjes. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017,
ora 10:28