Hiqet busti i Hillary Clinton në Sarandë, Bashkia: Do të rivendoset
Busti i Hillary Clinton është vendosur në Sarandë në muajin korrik të vitit 2016, por kohët e fundit u mësua së është hequr nga lulishtja.

Shumë prej banorëvë e kanë lidhur këtë me faktin që Donald Trump fitoi presidencën e SHBA-së por sipas burimeve për median nga Bashkia kjo nuk është e vërtetë pasi busti do të rivendoset prap.

Mësohet se heqja e bustit ka të bëjë thjesht me risisteminin e lulishtes.

Busti është vepër e skulptorit Idriz Balani. Vendimi u mor pas propozimit të kryetares së Bashkisë së Sarandës Floriana Koka,në nderim të mbështetjes së saj për shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori