Sarajeve: Komshiq thote se njeh Serbine pa Kosoven
Albeu.com
Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, i ka bërë të ditur presidentit serb Tadiq se e njeh tërësinë territoriale të Serbisë pa Republikën e Kosovës.Por Komshiq ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiq dhe ai i Kroacisë, Filip Josipoviq që të mos merren me Bosnjën dhe Hercegovinën, por "t'i shikojnë punët e veta". Komshiq i bëri këto komente pas takimit dhe deklaratave në Beograd, të Tadiq dhe Josipoviqit, të cilët thanë se e njohin sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës. "Presidentët e shteteve fqinje do të duhej të merreshin me problemet e vendeve të tyre dhe jo me Bosnjën dhe Hercegovinën. Sidoqoftë i falënderoj shumë për interesimin. Edhe unë e mbështes tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kroacisë dhe të Serbisë pa Kosovën", është shprehur Komshiq.
Shtuar më 20/07/2010, ora 11:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori