Sapo u mbyllën aplikimet për Lotarinë Amerikane, sistemi lë qytetarët pa aplikuar
Sapo u mbyllën aplikimet për Lotarinë
Amerikane. Të gjithë ju që nuk keni plotësuar ende
aplikimin për Lotarinë
Amerikane nuk do të keni më mundësi për këtë vit. Kjo pasi aplikimet për të Lotarinë
Amerikane janë mbyllur në orën 18:00.
Ndërkohë që prej tre ditësh shumë qytetarë nga Shqipëria e kanë pasur të pamundur që të aplikojnë pasi ka pasur probleme
sistemi.
Kjo është krijuar si pasojë e mbingarkesës në adresën e aplikimit, ndërkohë që
sistemi për
aplikimin ka rënë.
“Sot është dita e fundit për të dorëzuar
aplikimin e lotarisë DV 2021! Mos harroni, secili anëtar i familjes tuaj, i cili plotëson kriteret kualifikuese, mundet të dorëzojë
aplikimin e tij ose të saj! #PyetAnën”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 nisi më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00.”- njoftoi ambasada ditën e sotme.
Shtuar më 05/11/2019,
ora 18:05