Me të kurorëzuar martesën, dhëndri i shpëton jetën kalimtares (FOTO LAJM)

Pak pasi kurorëzoi martesën me personin e zemrës, mjeku shqiptar në Itali kthehet në hero për një kalimtare të rastit.

Sapo çifti doli nga kisha e Shën Françesko d’ Assisi në Matera, mjeku Sokol Berisha, i cili jeton në Perugia, pa një grua teksa rrëzohej përtokë.

Dhëndri i ri uk nguroi dhe shkoi ti jepte ndihmën e parë 60- vjeçares duke i shpëtuar kështu jetën. Mjeku përdori defibrilatorin e kishës dhe më pas 60 vjeçarja, turiste në Itali, u dërgua në Spital.

Berisha, i cili u quajt “dhëndri hero”, njihet në botën e rrjeteve sociale si administrator dhe bashkëthemelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.
Shtuar më 20/05/2019, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori