Sannino: Zgjedhjet konform standarteve
Në një takim me kryeministri Berisha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i zgjerimit të BE-së Stefano Sannino ka shprehur mbështetjen e BE ndaj të gjitha reformave dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Sanino vlerësoi hapat dhe arritjet e rëndësishme të Shqipërisë, gjatë viteve të fundit, në të gjitha fushat e reformave prioritare, në veçanti, liberalizimin e vizave, te cilën e cilësoi si një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në takim u theksua se realizimi i zgjedhjeve vendore të 8 majit, konform standardeve ndërkombëtare do të shënojë një hap te rëndësishëm përpara, ndaj thirrja e tryezës së partive politike në parlamentin shqiptar nga mazhoranca u vlerësua si një ngjarje shumë pozitive, e cila është në funksion të dialogut politik parlamentar për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it që i drejtohen partive politike. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2011, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori