Saninno takon Ramën
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino në vijim të vizitës së tij në Tiranë ka zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Sannino është shoqëruar nga ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Etore Sekui.

Gjatë së mërkures kryeministri Berisha i dorëzoi drejtorit të Përgjithshëm të Zgjerimit në KE, dokumentin me planin e veprimit. Sannino vlerësoi dialogun e arritur në Shqipëri gjatë muajve të fundit mes forcave politike, duke kërkuar zbatimin e planit të veprimit. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2012, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori