E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Sanfey: Kriza greke mund te perfshije edhe Shqiperine
Albeu.com
Kriza greke mund të përfshijë edhe vendet fqinje dhe veçanarisht Shqipërinë. Kështu ka deklaruar Peter Sanfey, një ekonomist i lartë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një intervistë për BBC-në.
Sipas tij vorbulla e krizës ekonomike në Greqi të përfshijë edhe vendet fqinje, veçanërisht Shqipërinë, për shkak se shumë kompani e banka greke janë aktive në vend, dhe sidomos për shkak të numrit të madh të emigrantëve dërgimi i remitancave të të cilëve pritet të bjerë.
"Shqipëria dhe vendet e tjera në rajon duhet të fokusohen në të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë, në sensin se si të avancojnë reformat strukturore, të përafrohen më shumë me Bashkimin Evropian, si të aplikojnë politika më konkuruese dhe si të zhvillojnë potencialet e vendit" theksoi Sanfey. Sipas tij vendet fqinje me Greqinë nuk kanë shumë hapësirë veprimi por këshilloi që ato të përpiqen t'i qëndrosjnë sa më larg që të kenë mundësi të mos përfshihen nga kjo krizë.
Ndërkohë ekonomisti i lartë në BERZH theksoi se Shqipëria duket se e ka kaluar relativisht e paprekur krizën, duke arritur rritje ekonomike pozitive në vitin 2009, ndryshe nga ekonomi më të fuqishme të rajonit, si p.sh Rumania.
Shtuar më 09/03/2010, ora 23:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori