Sandër Lleshaj sfidon frikën e futet në apartamentetin e dëmtuar në Lezhë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka sfiduar frikën dhe është futur në pallatin i cili sipas ekspertëve është i rrezikshëm.

Rikujtojmë se pasdite ministri është përplasur edhe me shefin e Urbanistikës për shkak se ky i fundit ngriti shqetësimin e banorëve tënjë pallati 12 katësh.

Sipas shefit të Urbanistikës, banorët shqetësohen me të drejtë pasi pallati ka dëmtime shqetësuese, ndërsa Lleshaj i ngriti zërin duke i kujtuar se po përhapte panic.

Pas kësaj ministri është futur vetë në njërën nga hyrjet e pallatit ndërsa thotë se fjalën e fundit e thonë ekspertët.

“FOTO/Lezhë – Pamë nga afër pallatin 12-katësh e takuam banorët, të cilët kanë shprehur shqetësim se godina është dëmtuar në strukturë nga tërmeti.

Fjalën e fundit do ta thonë ekspertët!

#MeNjerëzit🤗 #PërNjerëzit🤝”, shkruan Lleshaj
Shtuar më 03/12/2019, ora 20:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori