Samiti i IRENA-s, Panariti në Emiratet e Bashkuara Arabe
Ministri i Jashtëm Edmond Panariti është nisur drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ku do të marr pjesë në Sesionin e Tretë të Asamblesë së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme, IRENA, që do të zhvillohet më 13 dhe 14 janar.

Sesioni i Tretë i Asamblesë së IRENA-s do të diskutojë çështjet më të rëndësishme, me të cilat po përballet komuniteti ndërkombëtar, në fushën e energjisë së rinovueshme si dhe do të fillojë diskutimet, për vendosjen e standardeve, për një energji të qëndrueshme, për të gjitha vendet anëtare, deri në vitin 2030.

Vendi ynë është një nga vendet e para që ka ratifikuar statutin e IRENA-s dhe ka marrë pjesë në të gjitha takimet e Asamblesë së vendeve anëtare të saj, qysh në themelimin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2013, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori