Aksident me 6 të lënduar në aksin Burrel-Klos, 2 në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, dy janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, teksa personat e plagosur janë dërguar në spital./albeu.com


Shtuar 20.01.2023 10:10