Salin: Maqedonia duhet t'i zjidhë problemet e veta
Pëlqej
Albeu.com
I dërguari i posaçën i Bashkimit Evropian në Maqedoni Mihael Salin ka deklaruar se zgjidhja e statusit të Kosovës nuk do të ndikojë në zhvillimet në Maqedoni."Mendoj se nuk do të ketë probleme për Maqedoninë. Ka disa çështje që duhet zgjidhur, si kufiri, marrëdhëniet tregtare, por kjo është normale. Çështje të tilla ekzistojnë në marrëdhëniet normale", tha Salin për radion "Evropa e lirë" (në gjuhën maqedonase).
Sipas tij, askush nuk e di se si do të rezultojnë çështjet rreth statusit të Kosovës, "ndërkaq Maqedonia duhet t'i zjidhë problemet e veta, meqenëse trazirat e marsit që ndodhën vitin e kaluar (në Kosovë) treguan se vendi (Maqedonia) mbeti stabile dhe ato nuk kaluan këtu, dhe kjo është mirë".
Duke folur për shënimin e kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës, Salin tha se për këtë problem nevojitet një partner nga pala tjetër i cili është kredibël, "kurse Kosova tani ndodhet në fazën e transicionit, atje është UNMIK-u, por qeveria e Kosovës nuk është ideale për t'u arritur marrëveshja".
Përfaqësuesi i BE-së në Shkup tha më tej se e kupton palën maqedonase dhe ajo mund të thotë se kjo është çështje teknike, por ajo është edhe simbolike në njëfarë mënyre.
"Është vështirë të përgjigjesh në mënyrë aq të saktë, nëse duhet shënuar kufirin para apo zgjidhjes së statusit të Kosovës, por në një nivel ajo do të zgjidhet së bashku", tha Salin. qik
Shtuar më 31/05/2005, ora 21:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori