Partia Demokratike nuk ndalet të denoncojë vëllain e ish-ministrit Fatmir
Xhafaj, të dënuar në Itali.
Me anë të një letre zyrtare,
Basha i ka shkruar Yuri Kim, ambasadores së SHBA duke denoncuar edhe gjyqin ndaj
Salianjit, i cili rrezikon vendimin me burg për "Babalen".
Basha thotë se PD-ja publikisht përmes Ervin
Salianjit ka paraqitur prova për
përfshirjen e vëllait të zotit
Xhafaj në narko-trafik.
"Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me
përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS.
Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin
Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme"/albeu.com/
Shtuar më 05/03/2020,
ora 21:18