Salianji nuk dorëzohet as para burgut, paralajmëron fakte e prova të reja për "Babalen"
Pavarësisht se Prokuroria ka kërkuar burg për Salianjin, ish--deputeti i PD nuk ka ndërmend të ndalet.

Salianji paralajmëroi se gjatë kësaj jave të gjithë do të njihen me fakte dhe prova të reja, që sipas tij tregojnë se hetimet ndaj tij për dosjen “Babale” janë të manipuluara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji deklaroi se ka vendosur të luftojë deri në fund dhe jo të dorëzohet.

“Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit shumë zgjedhin t’i dorëzohen fatit apo realitetit të dhimbshëm, unë kam zgjedhur të luftoj.

Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur. Për shumë miq që më pyesin, gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve”, tha Ervin Salianji.

Prokuroria lexoi pretencën pak ditë më parë për të dhe kërkoi që ai të dënohet me 3 vite shërbim prove për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2019, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori